keira knightley nuk e lejon vajzen qe ti shikoje disa prej filmave te animuar te disneyt 560x416 - Keira Knightley nuk e lejon vajzën që t’i shikojë disa prej filmave të animuar të Disneyt
keira knightley nuk e lejon vajzen qe ti shikoje disa prej filmave te animuar te disneyt - Keira Knightley nuk e lejon vajzën që t’i shikojë disa prej filmave të animuar të Disneyt

Keira Knightley ka thënë se e ka ndaluar vajzën e saj trevjeçare që t’i shikojë disa filma të Disneyt, për shkak të portretizimit të femrës në një mënyrë me të cilën ajo nuk pajtohet.

Filmat e animuar “Cinderella” dhe “Little Mermaid” i janë ndaluar vajzës së aktores, Edie Knightley Righton.

[embedded content]

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, aktorja ka thënë se në filmin nga vitet e pesëdhjeta, Hirushja “pret një mashkull të pasur që ta shpëtojë”.

Lexo po ashtu:

Sipas saj, ky film jep mesazhin se femra nuk mund ta shpëtojë veten, transmeton BBC.

Nga ana tjetër, sa i përket ‘Sirenës së vogël’, Keira ka thënë: “Mendoj se këngët janë të shkëlqyera, por nuk duhet të heqësh dorë nga zëri yt për një mashkull”.

[embedded content]

“Kjo në fakt më shqetëson më shumë, sepse vërtet më pëlqen shumë filmi. Më pëlqen ‘Little Mermaid’!”, ka shtuar aktorja.

Knightley, e cila ka luajtur në filmat e Disneyt, ‘Pirates of the Caribbean”, ka thënë se të gjithë filmat e këtij produksioni janë të ndaluar në shtëpinë e saj.

“Finding Dory”, “Frozen” e “Moana” i janë lejuar vajzës së aktores 33-vjeçare. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.