kerkohet ndryshimi i statujes ne forme shkallesh pulebardhat po perplasen per majen e mprehte foto 560x416 - Kërkohet ndryshimi i statujës në formë shkallësh, pulëbardhat po përplasen për majën e mprehtë (Foto)

David McCraken e ka punuar një skulpturë që japë mashtrimin optik, të ‘shkallëve për në pafundësi’ që është vendosur më 2016 në një liqe të Zelandës së Re.

Mirëpo, kjo po paraqet problem për pulëbardhat që po përplasen për majën e mprehtë të mbuluar prej alumini, teksa raportohet se dy kanë ngordhur deri më tani, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, po kërkohet ndryshimi i këtij përfundimi, që të realizohet me silikon të butë dhe të ketë ngjyrë të ndezur, për t’i paralajmëruar shpezët.

kerkohet ndryshimi i statujes ne forme shkallesh pulebardhat po perplasen per majen e mprehte foto - Kërkohet ndryshimi i statujës në formë shkallësh, pulëbardhat po përplasen për majën e mprehtë (Foto)

Statuja në formë të shkallëve

“Gjëja e fundit që dua, është që punimi im të shkaktoi trazira. Menjëherë do mblidhet një grup punues, që të ndryshohet gjendja”, ka thënë skulptori McCrake.

Në anën tjetër, ky nuk është i vetmi problem i kësaj statuje. Për të duhet të ndahen nga 700 euro në muaj, që një kontraktues të kujdeset dy herë në muaj, për ta pastruar prej jashtëqitjeve dhe ta kontrollojë nëse bazamenti është në rregull. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.