FB IMG 1586348680229 852x460 1 560x416 - Këto janë vendimet që mori Shtabi Emergjent në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt , Agim Aliu ka mbledhur Shtabin Emergjent për përballimin e situatës me pandeminë COVID-19 ku u morën këto vendime:

-Të përmbyllet brenda 24 orëve lista e kontakteve të personit të infektuar me COVID-19 i cili ndërroi jetë dy ditë më parë si dhe kontaktet e kontaktit (palët e treta) që të izolohet tërësisht mundësia e përhapjes së virusit;

– Nuk do të ofrohet asnjë shërbim komunal, nga institucionet komunale dhe institucionet shëndetësore nëse kërkuesi i shërbimit, qytetari apo pacienti nuk është i pajisur me doreza dhe maskë;

– Policia e Kosovës në Ferizaj do të nis së gjobituri qytetarët që shkelin vendimin për frekuentimin e parqeve e zonave malore;

-Ndalohet qarkullimi në sheshin qendror të Ferizaj, duke krijuar kanale alternative kalimi për qytetarët që kanë domosdonë e qarkullimit për nevoja të furnizimit me ushqime e ilaçe;

-Të shtohen patrullimet policore në lagje komunitare veçanërisht lagjet e komunitetit joshumicë;

– Vendosëm që të nis punën shërbimi online psikologjik i krijuar nga Komuna me profesionistët e fushës.

Të gjitha këto masa janë të domosdoshme, që shëndeti i ferizajasve të jetë i mbrojtur. Bashkë, do të dalim me shëndet nga kjo situatë!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.