i 1jpd7d841 560x364 - Pandemia godet Ferizajn, 18 raste me koronavirus vetëm sot

18 raste të reja me Covid19 kanë rezultuar sot pozitive vetëm nga zona e Ferizajit.

Pas kësaj, komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke qëndruar në shtëpi.

Komunikata e plotë e komunes:

Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me virusin COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në Ferizaj.

Janë plot 18 persona nga Ferizaj që sonte nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv në testin e virusit COVID – 19. Kryesisht janë persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt

Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Komuna e Ferizajt (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinoc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare).

Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi.

Ferizajas, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, është në dorën tuaj fati e shëndeti i qindra bashkëqytetarëve, mos lejoni që të bëheni shkaktarë të një shpërthimi të frikshëm epidemik që do të rrezikonte masivisht shëndetin publik.


www.foxshop-ks.com