w 560x416 - Këto pjesë të Kosovës janë të rrezikuara nga tërmetet

Territori i Kosovës ka disa zona të fuqishme të burimeve sizmike ose zona sizmogjene, por deri më sot ende nuk ka një katalog të plotë për tërmetet që e kanë goditur atë.

Sipas Shemsi Mustafës, udhëheqës i sektorit te gjeofizikes dhe gjeologjisë inxhinierike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (ish-MZHE), Kosova ka gjashtë zona me aktivitete sizmike:

Zona sizmogjene Pejë-Istog, Zona sizmogjene Ferizaj--Gjilan, Zona sizmogjene Kopavnik, Zona sizmogjene Prizren-Gjakovë, Zona sizmogjene Drenicë dhe Zona sizmogjene Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas tij, duke marrë parasysh se territori i Kosovës nuk është shumë i madh, në cilëndo nga këto zona nëse do të kishte një tërmet, do të ndikonte edhe në zonën tjetër.

Pa marr parasysh aktivitetin sizmik të ulet ne disa zona, territori i Kosovës nuk ka sipërfaqe aq të madhe, një goditje nga tërmeti në një zone sizmike me aktivitet sizmik më të lart do të ndikoj drejtpërsëdrejti edhe në ato zona që janë zona me aktivitet sizmik më të ulët, sepse në një distancë të vogël 60-70 km do te thotë për pak sekonda apo 6-9 sekonda do ti godet të gjitha zonat për rreth. Ky sqarim në aspektin sizmik tregon që nga  pikëpamja sizmologjike Kosova paraqet një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lart”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thonë se tërmetet nuk mund të ndalen sepse janë fenomene natyrore, porse pasojat në njerëz dhe në të mira materiale mund të evitohen.Për evitimin e dëmeve që mund t’i shkaktojnë tërmetet në territorin e Kosovës, Mustafa rekomandon që në ndërtimin e objekteve të zbatohet rregullorja e EUROCODE 8, që parasheh të gjitha masat që duhet të ndërmerren me rastin e ndërtimeve të larta.

“Shumë struktura të ndërtuara në masë të madhe janë projektuar pa trajtim adekuat ndaj forcave nga tërmeti. Duhen të merren masa për të analizuar më seriozisht situatën e ndërtimeve pa kufi dhe rreziqeve që ato sjellin si rezultat i mungesës së studimit në një  të mirë të tyre të kriterit gjeologjik, sizmik dhe gjeomekanik. Dëshira e fitimit i ka nxitur ndërtuesit të ndërtojnë ndërtesat me shumë kate në dy dekadat e fundit”, shton më tej Mustafa, duke thënë po ashtu se shumë ndërtesave në vitet e fundit nëpër zona urbane, përdhesat e bodrumet janë adaptuar për shfrytëzime komerciale, duke ua cenuar ose larguar në tërësi elementet mbajtëse, ndërsa në nivel të kulmit janë bërë mbindërtime. Të gjitha këto, sipas tij janë bërë pa ndonjë analizë, projekt apo miratim nga institucione relevante.

Më tej Mustafa ka sqaruar se mikrozonimet e qyteteve në  nuk janë kryer, gjë që u takon nivele lokale lokale të qeverisjes.Kjo gjë bëhet duke ua kushtëzuar investitorëve që në projektimet e tyre të merren parasysh vlerat e parametrave të rezultuara nga studimet mikrosizmike për lokacionet që planifikohen ndërtimet e larta.

“Nuk janë krye mikrozonimet e qyteteve, për të përcaktuar më saktë kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike të sheshit të ndërtimit si dhe klasifikimin e truallit. Ekziston rreziku për një objekt të lartë që nuk ka marrë parasysh sizmicitetin aktual të truallit dhe nuk përjashtohet mundësia që të shembet në rastin e një tërmeti shumë të fuqishëm. Po ashtu, objektet e larta dëmtohen nga tërmetet e largëta. Kjo do të thotë se nëse një ndërtesë 8 kat – 20 kat është ndërtuar në Prishtinë dhe tërmeti ndodh jashtë kufijve të Kosovës, ai mund ta dëmtojë këtë objekt nëse nuk janë marrë parasysh parametrat e truallit (faktori i dheut, perioda, frekuenca) dhe  potenciali i një zone të largët”, ka deklaruar Mustafa.

I vetmi qytet në Kosovë që ka mikrozinim sizmik është Gjilani. Mikrozinimi i këtij qyteti është bërë pas goditjeve 8 ballëshe që i mori në vitin 2002.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.