w 1 560x360 - Plagoset me plumb qorr ferizajasi derisa ishte duke i shikuar fishekzjarret në terasën e shtëpisë së tij

Një person në Ferizaj është plagosur nga një plumb qorr derisa ishte duke shikuar fishekzjarrët në terasën e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr. Pas ndihmës mjekësore,viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosoës.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.