kishte njoftuar se do vriste veten shitet ne ankand per 234 mije euro letra e poetit charles baudelaire - Kishte njoftuar se do vriste veten, shitet në ankand për 234 mijë euro letra e poetit Charles Baudelaire

Një letër e poetit francez të shekullit XIX, Charles Baudelaire, ku njoftonte se do vriste veten, është shitur në ankand për 234 000 euro.

Letra me datë 30 qershor 1845 ishte për të dashurën e tij, Zhin Dyval.

Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë, por mbijetoi. Faqja e ankandit tha se letra iu shit një blerësi privat me trefishin e çmimit të parashikuar.

“Në kohën që do ta kesh marrë këtë letër, unë do të kem vdekur. Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe as të zgjimit përsëri”, shkruante Baudelaire.

Shkrimtari, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda, përcjell tch.

Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë një vëllim që krijoi reputacionin e tij, Les Fleurs du Mal (Lulja e keqe).

Veprat e tij ndikuan në brezat e poetëve francezë. Ai vdiq nga sifilizi në 1867.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.