28056075 975956382555522 8425645396901918349 n 560x416 - Kompania e ujit në Ferizaj synon arkëtimin me përmbarues privatë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”e Ferizajt po përballet me krizë financiare. Madje me shumë vështirësi po i siguron edhe pagat për punëtorët, si pasojë e borxheve të mëdha të institucioneve shkollore, shëndetësore, fetare etj.

Këto institucione publike e një pjesë e madhe e qytetarëve të Komunës së Ferizajt janë futur në borxhe deri në 7 milionë euro ndaj kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm objektet shkollore të kësaj komune gjatë vjetëve të fundit janë zhytur në borxhe deri në 170 mijë euro ndaj kësaj kompanie. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, që nga viti 2014, institucionet publike të Ferizajt nuk e kanë paguar asnjë cent për shpenzime të ujit të pijshëm, prandaj kjo dukuri po e çon drejt falimentimit këtë kompani./koha/