Reperi Mac Miller vdiq si rezultat i konsumimit të tepërt të kokainës, fentanilit dhe alkoolit.

Departamenti i Mjekësisë së Los Angelosit, Coroner, konfirmoi të hënën shkakun e vdekjes së yllit amerikan.

Këngëtari i ndjerë 26-vjeçar, i cili u bë tejet i famshëm në Amerikë shkaku i albumit të parë në karrierë që e nxori në shitje vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni.

konfirmohet mbidoza shkaktoi vdekjen e reperit mac miller - Konfirmohet, mbidoza shkaktoi vdekjen e reperit Mac Miller

Ish e dashura e artistit, Ariana Grande e quajti atë “një engjëll” gjatë perfomancës së fundit në një koncert në New York.

Chance Rapper, SZA dhe Miguel ishin ndër artistët që i kushtuan disa vargje emocionale reperin.

Theksojmë se rreth 200 vetë vdesin nga mbidoza çdo ditë, sipas US Drug Enforcement Administration.

Edhe këngëtari Prince kishte marrë fentanyl para vdekjes së tij në vitin 2016. Droga ishte gjithashtu një faktor i vdekjes së reperit Lil Peep. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.