konfirmojne martin lawrence dhe will smith do te xhirohet bad boys 3 560x416 - Konfirmojnë Martin Lawrence dhe Will Smith: Do të xhirohet “Bad Boys 3”

konfirmojne martin lawrence dhe will smith do te xhirohet bad boys 3 - Konfirmojnë Martin Lawrence dhe Will Smith: Do të xhirohet “Bad Boys 3”

Kanë nisur përgatitjet e vazhdimit të tretë të filmave “Bad Boys” që titullohet “Bad Boys for Life”. Filmi i ri do të vijë pas 15 vitesh pauzë, ndërsa pritet të dalë në kinema më 17 janar të vitit 2020.

Në vitin e kaluar, njëri prej yjeve kryesore, Martin Lawrence, kishte thënë se nuk beson se do të xhirohet “Bad Boys 3” për shkak të largimit të regjisorit Joe Carnahan.

Lexo po ashtu:

Mirëpo, në një postim në rrjetet sociale, së bashku me kolegun Will Smith, ai i ka befasuar fansat duket thënë se filmi i ri do të xhirohet.

Ata e kanë publikuar një video ku tregojnë se tashmë është zyrtare dhe se “Bad Boys 3” do të ndodhë.

Në video, dy aktorët hollivudianë duken shumë të gëzuar dhe të disponuar për faktin se do ta xhirojnë vazhdimin e tretë të filmit aksion.

Lexo po ashtu:

Krahas tyre, njërin prej roleve kryesore në film do ta luajë edhe Derrick Gilbert, ndërsa regjisorët e rinj janë Adil El Arbi dhe Bilall Fallah. Për skenarin janë angazhuar Chris Bremner dhe Joe Carnahan.

Kujtojmë se vazhdimi i tretë fillimisht ishte planifikuar për vitin 2017, pastaj në vitin 2018, ndërsa më në fund lansimi zyrtar i “Bad Boys 3” do të ndodhë në vitin 2020. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.