0b580f02 b851 4730 8438 dc46a04536f81 560x416 - Konfiskohen 9 mijë e 970 franga metalike

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë, R.S, A.S, Y.B dhe M.F.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është 1994 monedha nga 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 monedha nga 2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dy armë.
Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, katër të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.


www.foxshop-ks.com