Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
kryesoreee 11 - FERIZAJ: Policia jep detaje për të lënduarit e Bechtel - Enkas

FERIZAJ: Policia jep detaje për të lënduarit e Bechtel – Enkas

Posted on 26 October, 2018

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar se para pak minutash në vendin e quajtur “Uji i thartë” në Han të Elezit janë rrëzuar disa materiale të rënda ndërtimore, si pasojë e kësaj tre punëtorë të kompanisë Bechtel-Enka kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë se një pjesë e vinçit është rrëzuar. Sipas tij, tre persona janë dërguar fillimisht në Ambulanten e Kaçanikut për të proceduar më tutje në qendrën mjekësore në Ferizaj.

“Mund të konfirmojë se një pjesë e vinçit është rrëzuar me ç’rast tre persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar fillimisht në Ambullanten në Kaçanik dhe më pas për tretman të nevojshëm mjekësor në Ferizaj”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë por kryesisht me disa lëndime mesatare trupore.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme