lady gaga dhe bradley cooper lansojne klipin e kenges ill never love again 560x416 - Lady Gaga dhe Bradley Cooper lansojnë klipin e këngës “I’ll Never Love Again”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper e kanë publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën “I’ll Never Love Again” që është pjesë e filmit  “A Star Is Born”, në të cilin dy protagonistët i luajnë rolet kryesore.

Njësoj sikurse edhe dueti i mëparshëm “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, edhe kënga e re është shndërruar në hit.

Lexo po ashtu:

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.

[embedded content]

“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lansojnë para se publiku ta përjetojë filmin.

Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.

Lexo po ashtu:

Vlen të theksohet se dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper (i cili është edhe producent, regjisor dhe skenarist i filmit).

lady gaga dhe bradley cooper lansojne klipin e kenges ill never love again - Lady Gaga dhe Bradley Cooper lansojnë klipin e këngës “I’ll Never Love Again”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.