Për nevojat e filmit “The Favourite”, Emma Stone është dashur të veshë rroba nga shekulli i XVIII, ashtu që e ka pasur shumë të vështirë që të mbajë një korsetë, prandaj ka thënë se është solidarizuar me femrat që e kanë mbajtur atë në baza ditore.
Aktorja hollivudiane gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Graham Norton, ka rrëfyer për vështirësitë që ka përjetuar gjatë xhirimeve të filmit.

Fragment nga filmi “The Favourite” (Foto: YouTube/FoxSearchlight)
“Në atë periudhë, femrat i kanë veshur këto korsetë aq gjatë saqë nuk kam mundur që të mos i admiroj për atë që kanë përjetuar për shkak të bukurisë”, ka thënë 29-vjeçarja.
Ajo ka theksuar se në muajin e parë të xhirimeve e kishte pasur shumë të vështirë që të merrte frymë.
Aktorja ka shtuar se e vetmja mënyrë për të pushuar gjatë xhirimeve kishte qenë nuhatja e aromës së mentës.
[embedded content]
“I merrja erë mentës dhe mendoja për hapësirat e gjera dhe të hapura”, ka treguar aktorja.
Më tej, ajo ka shtuar se ka pasur dhimbje të madhe në bark për një muaj nga mbajtja e korsetës dhe se askujt nuk ia rekomandon veshjen e një rrobe të tillë. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.