Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin nga aksioni i policisë së antidrogës i mbikëqyrur nga Prokuroria e Ferizajt në ndjekjen e trafikantëve të drogës në këtë qytet.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka rrëfyer detajet e këtij aksioni që nga nisja e tij e deri në arrestim e një të dyshuari.
“Kemi marrë informacionin se një shtëpi në Ferizaj është e fshehur një sasi e narkotikëve. Pas marrjes së këtij informacioni jemi takuar më njësitin e antidrogës dhe kemi koordinuar punët si të veprojmë tutje”, tha Jashari i cili gjithashtu ka sqaruar se ne koordinim edhe me gjyqtarin e procedurës paraprake ka lëshuar autorizimin.
‘’Pastaj kemi dhanë autorizimin ne koordinim me gjyqtarin e procedurës paraprake sepse nuk kemi pas hapësirë kohore me ba kërkesë për bastisje dhe kështu e kemi autorizuar policinë që ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku dyshohet se është një sasi e narkotikëve”, thekoi Jashari.
Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.