konvertohet ne myslimane kengetarja e njohur sinead oconnor 560x356 - Konvertohet në myslimane këngëtarja e njohur Sinead O’Connor

Tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt.

Fjala është për këngëtaren e njohur Sinead O’Connor , e cila së fundmi vendoset të konvertohet në islam.

Këtë lajmërim, ajo e bëri përmes një statusi të publikuar në Twitter, ku thoshte se nuk është më katolike.

konvertohet ne myslimane kengetarja e njohur sinead oconnor - Konvertohet në myslimane këngëtarja e njohur Sinead O’Connor

“Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të ketë një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar ajo në Twitter.

Tutje, ajo ka publikuar edhe një video, ku shihet duke mësuar Ezanin.

konvertohet ne myslimane kengetarja e njohur sinead oconnor 1 - Konvertohet në myslimane këngëtarja e njohur Sinead O’Connor

“Kjo është përpjekje e ime e parë në thirrjen për namaz. Disa fjalë ende i them gabimisht, pasi ndikohem nga emocionet”, tregon Sinead O’Connor, tashmë Shuhada.

E njëjta këngëtare vitin e kaluar ka qenë në trajtim psikik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

[embedded content]


www.foxshop-ks.com