pilotet ne air force pine kafe me filxhane shume te shtrenjte 1220 dollare copa foto 560x416 - Pilotët në ”Air Force” pinë kafe me filxhanë shumë të shtrenjtë – 1220 dollarë copa! (Foto)

Shqetësimet për filxhanë të shtrenjtë ushtarakë janë vënë në vëmendje të mediave amerikane.

Kjo pasi që, disa media kanë publikuar të dhëna të cilat sipas tyre tregojnë se një filxhan kafe në AirForce kushtojnë në mes të 1.220 dhe 1.280 dollarëve.

Në dy vjet, shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, shpenzimet e zëvendësimit për filxhanë të veçantë, të cilat mund të rinxejnë kafenë dhe çajin derisa piloti gjendet në aeroplan kanë rritur më shumë se 500 dollarë për filxhan, duke e detyruar shërbimin që të ofrojë 32,000 dollarë këtë vit për vetëm për filxhanë të tillë, vetëm këtë verë.

pilotet ne air force pine kafe me filxhane shume te shtrenjte 1220 dollare copa foto - Pilotët në ”Air Force” pinë kafe me filxhanë shumë të shtrenjtë – 1220 dollarë copa! (Foto)

Dhe siç thuhet më tutje, vetëm këta filxhanë, buxhetit të tatimpaguesve amerikanë, që nga viti 2016, u kanë kushtuar hiq më pak se 326 mijë dollarë.

Për fat të keq, filxhanët e veçantë, duket të jenë aq të thyeshme sa ato të zakonshme.

Në një histori më të fundit, raportohet se këta filxhanë – të cilët futen në priza në aeroplanë të ngarkesave për të ngrohur lëngje të tilla si uji apo kafe – kanë një “dorezë plastike që lehtësisht thyhet kur bie”. /Telegrafi/