Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe gjenerallejtënant Rrahman Ramën, kanë bërë zbulimin e pllakës së “Ministrisë së Mbrojtjes”.

“Me ngjarjen simbolike të zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministri e Mbrojtjes”, nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë”, ka shkruar më pas kryeministri Haradinaj në Facebook.

Me rastin e zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka thënë se sot është dita e parë kur fillon tranzicioni, i cili siç tha ai, pritet të zgjasë deri në 10 vjet.

“Që nga sot do të ndryshojë emërtimi i ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes, me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot, është ditë e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës”, tha Berisha.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.