Mbrojtësit e të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta, reaguan në lidhje me një kostum për Halloween, që duket sikur e shfaq një refer të verbër.
Veshjet që përfshijnë fanellën sportive, shkopin dhe syzet e zeza, që janë në shitje përmes internetit për 35 euro, u konsideruar se ofendojnë të verbrit dhe ata me të parë të dobësuar – veçanërisht fëmijët e kësaj kategorie, transmeton Telegrafi.
“Referi nuk shihte asgjë, prandaj i dha të drejtë atij ekipi. Vishuni kështu, shtojani pikët ekipit tuaj në festë”, ishte përshkrimi që e shoqëron reklamën.
![Kostumi i papërshtatshëm për Halloween, reagojnë mbrojtësit e të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta (Foto) kostumi i papershtatshem per halloween reagojne mbrojtesit e te drejtave te njerezve me nevoja te vecanta foto - Kostumi i papërshtatshëm për Halloween, reagojnë mbrojtësit e të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta (Foto)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/kostumi-i-papershtatshem-per-halloween-reagojne-mbrojtesit-e-te-drejtave-te-njerezve-me-nevoja-te-vecanta-foto.jpg)
Veshjet që po konsiderohen shumë të papërshtatshme
Kjo nuk iu pëlqeu aspak atyre që kanë të afërm dhe familjarë të verbër, duke e konsideruar si jo etike dhe kërkuan nga të gjithë, që ta bojkotojnë. /Telegrafi/