28336334 2076345705714752 2325313913897937545 o 1 1024x585 840x4201 560x416 - Ky është personi nga Ferizaji që privoi nga jeta personin që i hyri në shtëpi në Veternik

Ridvan Beqiri nga Ferizaj, është personi i cili mbrëmë rreth orës 21:00 la të vdekur Kujtim Krasniqin, i cili kishte hyrë në pronën e tij për të kryer vjedhje bashkë me disa persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.Policia e Kosovës menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte marrë provat.

Mësohet se tre hajna të tjerë ndodhen ende në arrati dhe se policia po bënë përpjekje për identifikimin e tyre sa më shpejtë.Policia kishte marr Ridvanin në pyetje në lidhje me ngjarjen, por i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar menjëherë dhe se nuk do të ngarkohet me ndonjë akuzë të veprës penale, pasi që edhe armen e kishte me leje.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.