laaaabbbja e1623874541895 780x4391 1 560x416 - Labi publikon radhën e njerëzve që po presin për koncertet e tij: Nuk janë zgjedhjet, është prezenca jonë

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i është gëzuar lajmit të lejimit të organizimit të ahengjeve dhe dasmave në kapacitet të 200 njerëzve.

Ai kishte bërë thirrje që nga viti i kaluar që një gjë e tillë të ndodhte, por tek sivjet këngëtarët do të kenë mundësinë që të kenë një sezon veror me koncerte.

E gjersa kjo ka filluar të ndodhë, duket se numri i personave që presin në rend për koncertet e tyre është i madh.

labinottahiriofficial 195098562 486889875961046 2331538880826119026 n 11 - Labi publikon radhën e njerëzve që po presin për koncertet e tij: Nuk janë zgjedhjet, është prezenca jonë

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari ferizajas përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shkruar se ndjehet e lumtur që më në fund, rinia po shijojnë mbrëmjet muzikore.

Ai madje ka ironizuar duke u shprehur se “tollovia” e sotme nuk është për shkak të zgjedhjeve, siç rëndom ndodhi gjatë fushatë elektorale, por është për shkak të prezencës së një këngëtari në një mbrëmje muzikore.

lab1 11 - Labi publikon radhën e njerëzve që po presin për koncertet e tij: Nuk janë zgjedhjet, është prezenca jonë

“Nuk janë zgjedhjet, por prezenca jonë sonte në Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë. Vazhdojmë në mega mbrëmjet e tjera! Faleminderit qytetarët e mi dhe të gjithë ju shqiptarë”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe në finalizimin e manualit për dasmat të bërë të ditur sot (e mërkurë) është bërë me dije se organizimet do të zgjasin maksimumi deri në orën 23:00.