Një kontigjent prej 10,000 maskash u dhurua për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me qëllim përballimin më të lehtë me pajisje mbrojtëse në këtë situatë pandemie.
Pranimin e donacionit e bëri drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi dhe drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri. Ky donacion, të cilin shprehim falënderimin publik ndaj donatorit, paraqet rëndësi për funksionimin në kuptimin e masave mbrojtëse të stafit shëndetësor të QKMF-së.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.