w 3 560x360 - Labi reagon ndaj tubimeve të partive politike: A ka apo nuk ka virus për politikanët?

Ish-deputeti dhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka qenë një nga emrat më të zëshëm në estradë gjatë periudhës së pandemisë.

Ndonëse i tillë po vazhdon të jetë akoma, ai shpesh ka rrëmbyer vëmendje të madhe me deklaratat e postimet që ka bërë.

Ai së fundmi bëri një reagim rreth fushatave politike që janë duke u zhvilluar nëpër qytete të ndryshme, në të cilat po ashtu është vërejtur dukshëm edhe grumbullimi i njerëzve.

Labi ka kritikuar ashpër politikanët për veprimet e tyre, meqë vitin e kaluar u ndaluan dasmat e koncertet muzikore.

Postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):

“A KA APO NUK KA VIRUS?

A QENKA KARRIGA MË E RENDESISHME SE JETA E JUAJ QYTETARË TË DASHUR DHE MA NUK PO SHKRUAJ?!

KOLEGË MA THUANI REALITETIN PSE SOT NUK FLISNI?

Ku janē ata drejtorat që më kritikonin?

Hapeni gojën e folni tash, mos u frigoni prej politikanëve!

Ku janë disa kritikues të mi, ku thoshin se shëndeti i qytetarit është me rëndësi?

Sot çka u ba, a nuk qenka në pyetje shëndeti i qytetarit a?

A i keni marrë vaksinat a çka u ba tash???

Qysh mundeni me i denu qytetarët, dhe me i rraf qytetarët dajak për rregulla ndaj maskave, kurse tani mbani fushata si mos me pas ndodhur asgje?!!

A KA VIRUS SOT APO NUK KA PËR POLITIKANËT ???

Ma thoni?

Mos e shtini BISHTIN NDËR KËMBË FOLNIII?!

Po me “dhimbsen”disa artistë dhe do organizatorē që bënin foto me minsitra!!!

MSHONI TASH VIOLINËS NË TË THATË se këta po i mbushin sallat, e ju po recitoni!!

Kjo quhet “DREJTESI”

Labi nga Kosova e Shqipërisë”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.