w 2 560x416 - QKUK shënon Ditën Botërore kundër Kancerit

Sot në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojmë aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit!

Fillimisht do te mbahet takim vjetor informues dhe promovues për të arriturat e Klinikës së Onkologjisë dhe Shoqatës së Onkologëve për menaxhimin dhe parandalimin e sëmundjeve malinje.

Me pastaj do të mbahet konferencë me temën “ Sëmundjet  malinje, sfidat e menaxhimit të  tyre në  vendin tonë  dhe në  botë, me fokus gjatë pandemisë”.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.

Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.