Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, nuk ka hezitaur që ta krahasojë veten me yllin botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Këngëtari mbajti një mbrëmje në Ferizaj, ku u prit mirë nga publiku lokal i vendit të tij.
Labi pas mbrëmjes së mbajtur u emocionua shumë, duke thënë se përkundër përpjekjeve të shumëkujt që ai të dështojë, ai nuk lejoi këtë.
Madje tha se sa herë zgjohet në mëngjes kur e mendon suksesin e kujton si Ronaldo që i kujton golat.
Këngëtari lansoi së fundmi albumin “live” i cili u prit mirë nga publiku.
Labinot Tahiri po ashtu ka mandat të deputetit në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.