w 9 560x416 - Labinot Tahiri tregon se sa para janë tubuar deri tash për personat e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 100 mijë euro për t’i ndihmuar personat që kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj.

Ai e ka quajtur të padrejtë faktin se 4 pacientë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, derisa dy të tjerë kanë mbetur në Prishtinë.

“Vetëm dje dhe sot deri në mëngjesi diku afro 100 mijë euro janë tubuar”.

“Pas dërgimit të katër personave në Turqi, ne kemi pasur fletlëshimin e spitalit që edhe dy tjerë të trajtohen jashtë shteti. Pas gjendjes alarmante, ka vepruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kanë rregulluar vizat edhe për dy të tjerët për t’u trajtuar në Austri”.

“Ata që më njohin e dinë se unë nuk jam kundër autoriteteve të shtetit tim, unë jam kundër padrejtësive – jam kundër asaj që 4 persona shkuan në Turqi dhe dy mbetën këtu”, ka thënë Tahiri në Klan Kosovë.

“Në momentin që ata shkojnë në Austri, i bie qe ministria i paguan shpenzimet. Natyrisht se të hollat e grumbulluara do të shfrytëzohen për gjera të tjera. Ato hyjnë në fondacionin Labinot Tahiri dhe shfrytëzohen për rastet me leukemi dhe sëmundje të tjera”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.