
Lana Del Rey e ka publikuar një video të shkurtër të këngës “Sylvia Plath” në profilin e saj në Instagram.
Kantautorja amerikane është duke përgatitur këngë të re që do të jetë pjesë e albumit “Norman Fucking Rockwell”, transmeton NME.
Projekti i ri pason këngët “Venice Bitch” dhe “Mariners Apartment Complex” që do të jenë pjesë e albumit të ri.
Albumi si i tërë do të vijë para fansave të këngëtares në vitin e ardhshëm.
Lajmi për këngën e re i ka entuziazmuar fansat e këngëtares, të cilët i kanë dhënë qindra mijëra pëlqime në postimin e saj.
[embedded content]
Kujtojmë që në fillim të muajit shtator, Lana e publikoi me videoklip këngën “Mariners Apartment Complex”.
Kjo këngë u pasua nga “Venice Beach” që po ashtu u kompletua edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/
[embedded content]
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.