44288407 2159564087409581 5010267801064046592 n 728x4301 560x416 - “Le Pont” me Rexhep Mitrovicën dhe Arben Bajraktaraj hap edicionin e 48 të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajit sonte fillon Festivali i Teatrove që sivjet do të hap reportorin me shfaqjen “Le Pont”/ “Ura”, tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, i vënë në skenë nga Simon Pitaqaj.

Festivali do të zgjasë një javë, prej datave 21 deri më 28 tetor, ndërsa do të ketë shfaqje si “Kur Hana del” nga Ben Apolloni, për të vijuar të martën me shfaqjen “Zoti i masakrës” nga Besfort Idrizi, e të mërkurën me “Kasapi” të regjisorit Qazmendin Nuredini. E enjtja në teatrin e qytetit të Ferizajt “Adriana” është rezervuar për shfaqjen “Vetëvrasësi” nga Sulejman Rushiti, kurse të premten shfaqet “Ata që ikin” nga Kushtrim Bekteshi.

43641347 2150467864985870 1212691935945293824 n1 - “Le Pont” me Rexhep Mitrovicën dhe Arben Bajraktaraj hap edicionin e 48 të Festivalit të Teatrove në Ferizaj


www.foxshop-ks.com