mef1 560x416 - Lënda e parë pritet të lirohet nga TVSH-ja edhe për prodhuesit

Nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm pritet që lënda e parë të lirohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar edhe për prodhuesit vendorë. Kjo është paraparë me Projektligjin për tatimin e vlerës së shtuar, të cilin Ministria e Financave e ka dërguar në Qeveri. Më këtë projektligj është paraparë që të fillohet edhe me bartjen e mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Me reformat fiskale që kanë hyrë në fuqi në janar të këtij viti ishte bërë lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja për importuesit, por jo edhe për prodhuesit.

Këshilltari i ministrit të Financave, Bedri Hamza, Lulëzim Rafuna, ka thënë për gazetën se ky projektligj është reforma më e madhe në vend. Sipas tij, Qeveria muajin e kaluar ka aprovuar projektligjet për tatimin në të ardhura të korporatave dhe tatimin në të ardhura profesionale, të cilat janë harmonizuar me direktivat e BE-së dhe janë rregulluar në mënyrën e tatimit për kompanitë e sigurimeve në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjet e tjera në Kosovë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.