Pas vitesh dominimi të plotë në hendbollin kosovar, Besa Famgas duket që më në fund e ka një rival të denjë. Kastrioti i Ferizajt po rivalizon këtë edicion skuadrën pejane dhe atë jo vetëm në ndeshje.

Pas javës së 15-të Kastrioti e Besa Famgas i kanë nga 28 pikë, kurse Kastrioti është i pari për shkak të goldallimit më të mirë, shkruan sot Koha Ditore.

Forca e vërtetë e skuadrave do të mësohet të shtunën, kur në Ferizaj nga ora 19:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas në derbin e xhiros së 16-të të Superligës.

Ky madje vlerësohet derbi i tërë stinorit pranveror. Derbit i ka paraprirë një rivalitet në distancë i skuadrave, i shprehur përmes deklaratave.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.