uitkrrlrl1 560x416 - Marevci: 9 deputetë të VV’së e një ministër nga Ferizaj nuk ishin në gjendje të votojnë asgjë për këtë qytet

Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Selim Marevci ka reaguar pasi në Kuvend nuk kaluan disa amndamente lidhur me Ferizajn, e të cilat nuk u votuan  nga deputetët e pozitës.

Marevci ka theksuar se nga qyteti i Ferizajt është ministri Murati po ashtu edhe nëntë deputetë të VV’së.

Ja reagimi:

Me 9 deputetë të pozitës (VV) plus Ministrin e Financave,  të gjithë këta me pozita të fitura nga qytetarët e Ferizajt, sepse jetojnë në këtë qytet.Pra si asnjeherë më parë më shumë përfaqësues Ferizaj nuk ka pasur dhe nuk ishin në gjendje që të votojnë asnjë propozim për qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu dorëzoi edhe zyrtarisht projektet për Ferizajn,  tek Komisioni për Buxhet dhe Financa, gjithashtu deputet të opozitës nga Ferizaj, deputeti Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj propozuan direkt edhe në 4 amandamente, asnjëri nuk gjeti përkrahje nga deputet e pozitës, por më e dhimbshme ishte se si deputetët e pozitës që janë nga Ferizajt nuk i votuan.

Projektet e propozuara për Ferizajn ishin:

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=22&loc=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fmarevci 9 deputete te vvse e nje minister nga ferizaj nuk ishin ne gjendje te votojne asgje per kete qytet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google - Marevci: 9 deputetë të VV’së e një ministër nga Ferizaj nuk ishin në gjendje të votojnë asgjë për këtë qytet

  1. Kyçja në autostradë të Ferizajt (paramendo e votuan për qytetin e Vitisë, por jo edhe për qytetin nga

vinë )

  1. Vazhdimin e ndërtimit të Spitalit Regjional.
  2. Ndërtimin e nënkalimit për vetura  që do të bëhet tek Stacioni i Policisë
  3. Ndërtimin e Shtëpisë të Moshuarve
  4. Ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e përdoruesve të lëndëve naroktike. Dhe disa projekte të tjera

Shtrohet pyetja pse vallë ky kthim shpine për Ferizajn nga Kryeministri, por sidomos nga deputet dhe Ministri i Financave që të gjithë nga ky qytet!

“Shumë mirë” u’keni kthy ato vota të shumta që i morët me 14 shkurt 2021.


www.foxshop-ks.com