Loading...

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës -Ferizaj 2019” janë mbajtur edhe garat e recitatorëve aktivitet ky me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Ferizajt.

VIDEO

Organizator i Garës së Recitiatorëve ishte Klubi Letrar “De Rada” në bashkëpunim edhe me Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”.

Të pranishmit në garën e recitatorëve i ka përshëndetur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, me ç’rast ka theksuar se këto gara janë shumë të rëndësishme me vet faktin që ju krijohet mundësi të rinjve që të shprehin talentin e tyre.

Në jurinë seleksionuese ishin Ali Krasniqi dhe Edona Salihu, ndërsa juria e cila vendosi për çmimet ishte në këtë përbërje: Zyrafete Shala, Fatmir Hyseni edhe Arben Marevci.

Në garën e fatoseve fitues u zgjodhën:

1.Valina Hoxha
2.Nina Ramadani
3.Diona Murseli

Ndërkaq në garat e nxënësve filloristë fitues u zgjodhën:

1.Erina Sahiti
2.Anila Sahiti
3.Drin Bajraktari

Ndërsa në garat e recitatorëve nga nxënësit e shkollave të mesme fitues u zgjodhën:

1.Rinesa Ahmeti
2.Adea Rexhepi
3.Adhuresa Salihu
Çmimi “Misret Halili” Erina Sahiti

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.