Federata e Pingpongut e Kosovës te shtunën më 20.03.2021 në Ferizaj organizoi Kampionatin Individual U21 të Kosovës në Pingpong kategoria e femrave dhe meshkujve.
Interesimi i pingpongistëve për pjesëmarrje ishte shumë i madh, mirëpo për arsye të respektimit të masave anticovid FPPK vendosi që gara të zhvillohet me sistem eliminimi.
Pati shumë ndeshje interesante në të dy kategoritë por në fund favoritët nuk lejuan befasi.
Në kategorinë e femrave rezultatet ishin këto:
1 Alma Mehmeti
2 Shega Hashani
3 Loresa Imeri
3 Bjondina Hasani
Në kategorinë e meshkujve ishin këto rezultate:
1 Kreshnik Mahmuti
2 Fati Karabaxhaku
3.Aulon Bivolaku
3 Blend Hajdari
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.