49126913 2102882886424202 9053339637430353920 o1 560x416 - Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit


Këtë mëngjes të 30 Dhjetorit – Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerë politik të prirë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, Gafurr Bytyqi, kryetari i OVL UÇK në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyqi, drejtorë komunal, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe qindra qytetarë bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në nderim të sakrificës së Dëshmorëve të Kombit dhe kontributit të veteranëve të UÇK-së në lirinë e Kosovës.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se sakrifica e Dëshmorëve të Kombit ishte thirrja ngadhnjimtare për liri dhe se zëri i triumfit u lartësua me jetën dhe veprën e tyre.

Kjo datë e rëndësishme në kalendarin e historisë më të re të Kosovës, ndryshe përkujton 30 dhjetorin 1991 të përballjes së familjes Jashari me forcat policore e ushtarake serbe në Prekaz, nga ku zuri fill rezistenca ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me përkulje pranë gurit të varrit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së dhe vendosjen e kurorave të luleve në lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, në nderim të gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit u shënua në Ferizaj, Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.