mendoi se paraja mund te bleje gjithcka i propozoi martese partneres duke i dhuruar lamborghini te ri vajza refuzon oferten video 560x416 - Mendoi se paraja mund të blejë gjithçka, i propozoi martesë partneres duke i dhuruar Lamborghini të ri – vajza refuzon ofertën (Video)
mendoi se paraja mund te bleje gjithcka i propozoi martese partneres duke i dhuruar lamborghini te ri vajza refuzon oferten video - Mendoi se paraja mund të blejë gjithçka, i propozoi martesë partneres duke i dhuruar Lamborghini të ri – vajza refuzon ofertën (Video)

Duket se paraja jo gjithmonë mund të blejë atë çfarë ne dëshirojmë. Një i ri në Kinë është bërë sensacion në internet pasi është “poshtëruar” publikisht, kur i propozoi martesë të dashurës para kamerave, të cilës madje i kishte blerë veturën sportive Lamoborghini që ajo e pëlqen.

Në momentin që u gjunjëzua para saj dhe e “prezantoi” me veturën që i kishte blerë, ajo para masës që ishte mbledhur afër tyre i tha “jo”, duke i habitur të gjithë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet i riu i cili i kërkon të dashurës të martohet me të, duke ia bërë me dije se ka para. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai ia tregon veturën ngjyrë portokalli që ia kishte blerë.

Por e dashura në gjuhën angleze dëgjohet duke i thënë: “Më vjen keq, nuk dua. Më vjen shumë keq”. I habitur me përgjigjen e saj, ai i thotë se ka para, veprim ky që e nervozoi më shumë partneren e tij, e cila ia ktheu: “E çka nëse ke para”.

Pasi e kuptoi se u poshtëruar publikisht, i riu filloi t’i shqelmoj fishekzjarrët që i kishte porositur me rastin e tentim-propozimit që nuk shkoi siç e kishte planifikuar. /Telegrafi/