Numri i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për të vizituar familjarët, ka filluar të rritet dukshëm.
Si çdo vit, hovi i madh i mërgimtarëve shkakton kolona të gjata dhe pritje me orë në pikat kufitare, shkruan Indeksonline.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në matjet e bëra në orën 20:00, pritjet në pikën kufitare të Mërdarës janë dy orë. Derisa kolonat janë të gjata deri në 350 metra për të hyr në Kosovë.
Kjo pikë që lidh Kosovën me Serbinë, është njëra ndër pikëkalimet më të frekuentuara të mërgimtarëve që vijnë në vendlindje.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.