Loading...

Nevzat Azemi, një mërgimtar nga Ferizaj që punon në Gjermani, u dënua sot nga gjykata për falsifikim të një bankënote 50 euro.

VIDEO

Gjykata ia shqiptoi atij dënimin me 3 muaj burg por atë ia zëvendësoi me gjobë prej 500 euro.

Azemi u soll në gjykatë nga policia sepse një kohë të gjatë ishte jashtë vendit dhe nuk ka mundur të sigurohej prezenca e tij nga organet e policisë.

Që në seancën e parë, ai e pranoi fajësinë në akuzën për të cilën ngarkohej.

Nevzat Azemi tha se ndihet i penduar për veprën e kryer dhe se nuk do ta përsërisë më atë ndërsa gjyqtari ia pranoi pendesën.

Prokurori i rastit Veton Shabani njoftoi gjyqtarin se Nevzat Azemi akuzohet për dy vepra penale. Njëra ishte falsifikimi i parasë dhe tjetra lëndim i lehtë trupor, për veprën e dytë, sipas prokurorit, ka arritur parashkrimi absolut dhe ai sot u gjykua vetëm për falsifikim të parave.

Nevzat Azemi akuzohet se më 15 shkurt 2004, rreth orës 20:00 në rrugën “13 Qershori” në Ferizaj kishte hyrë për të blerë cigare në një lokal dhe kishte vënë në qarkullim monedhën prej 50 euro. Shitësja e kishte vërejtur se bankënota është e falsifikuar dhe kishte tentuar që t’ia mbyllë derën dhe ta thërrasë policinë, por i dyshuari kishte arritur të ikë pasi e kishte shtyrë shitësen duke i shkaktuar lëndime trupore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.