Baptista 560x416 - Mikëpritja e Ferizajasve më preku në zemër – thotë studenti nga Franca

Me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të kulturave me të rinjët në Kosovë, një djalosh nga Franca, ka vendosur të kontribuoj në Ferizaj për një semestër. Baptiste Henry, tashmë ka ardhur në Kosovë dhe ka filluar angazhimin e tij si asistent ligjërues në Gjuhë Angleze ne Shkollën Universum.Baptiste ka zgjedhur Kosovën, me idenë që të mësoj më shumë për kulturën dhe politikën e Ballkanit. Ai është impresionuar me pritjen që i kanë bërë kolegët, por edhe njerëzit tjerë që ka takuar në ditët e para.

“Nuk e kisha idenë se shqiptarët janë kaq mikpritës për të huajt dhe kjo më preku në zemër” – thotë Baptiste.

Ai sikur shumë të huaj, që shfletojnë lajme politike para se të vijnë këtu, ka dëgjuar me kujdes këshillat e miqve të tij se duhet të ketë kujdes për sigurinë e tij, por arritja këtu e ka befasuar me paqen, mirësinë e njerëzve, me veturat dhe ndërtesat e reja, por edhe me ushqimin e shijshëm.Baptiste është angazhuar në Shkollën Universum në Ferizaj për të ligjëruar këtë semester, dhe mezi po pret të takohet me nxënësit e tij në orët e anglishtes dhe të frengjishtës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.