rsz 30ferizaj 2 660x3301 560x330 - Miratohet Statuti i Teatrit “Adriana Abdullahu” dhe themelohet Muzeu i Kujtesës në Ferizaj

Me ftesën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, gjatë ditës së premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, kryesisht në fushën e pronës, përkatësisht shpalljen në interes të përgjithshëm të disa parcelave si dhe shndërrimin e tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe këmbimin i pronës komunale me atë private në fshatrat Talinoc, ndërsa sa i përket pronës në fshatin Sojevë, kjo pikë e rendit të ditës u shtyje për mbledhjen e ardhshme.

Po ashtu në këtë mbledhje të Kuvendit është diskutuar gjerë e gjatë edhe për Statutin e Teatrit “Adriana Abdullahu”, me ç’rast me shumicë të votave edhe u miratua ky statut.

U diskutua edhe propozim- vendimi për themelimin e Muzeut të Kujtesës, zotim ky i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e cila do të shërbej për promovimin më të mirë të vlerave historike, përkatësisht materialeve dhe dokumentacionit tjetër nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, po ashtu u more vendim që të dal në diskutim publik edhe Strategjia Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara. Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i një anëtari të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) si dhe komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qyteti i plotësua dhe me dy anëtare nga Fadil Halili i LDK-së, ndërsa nga Vetëvendosja në këtë komision do të jetë Xhevat Sallahu.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.