w 73 560x416 - Mjeku tregon gjendjen e 12 personave që u lënduan në afërsi të lagjes “Marigona”

Policia ka konfirmuar lëndimin e 12 personave nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”, media ka marrë detaje në QKUK për gjendjen e tyre shëndetësore, ku aktualisht po trajtohen.

Teksa foli për këtë çështje, mjeku kujdestar Ejup Govori tha se personat e lënduar aktualisht po kontrollohen nga mjekët, por nga ajo që vërehet me sy ata kanë pësuar djegie në fytyrë e në trup.

Sipas doktorit të lënduarit janë të grup-moshës së mesme dhe aktualisht nuk ka ndonjë fëmijë që po kërkoh ndihmë mjekësore.

“Jemi duke i kontrollu, e shikojmë çdo rast me kolegë, kanë djegie, nëpër pjesë të trupit, nëpër fytyrë”, tha doktor Govori për Express.

I pyetur nëse ndonjëri ka gjendje më të lënduar ai tha se “zakonisht në fillim nuk mendohet por më vonë keqësohet gjendja”.

Ai tha se të lënduarit janë të moshës mestare.

“Moshë mesatare, fëmijë nuk po shohim njëherë”, përfundoi doktori.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.