Kate Wesley është një prej modeleve që nuk e ka problem se ka më tepër peshë në trup.
Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa tregon procesin e xhirimit të fotografive.
Kate ka treguar se si yjet botërore zbukurojnë gjithçka në një fotografi dhe se ato që shikojmë çdo ditë në rrjetet sociale dhe revistat nuk janë reale.
“Ndërsa shoqëria e sotme gjithnjë e më shumë po kalojnë kohën në internet, ka gjithnjë e më shumë gra, por edhe burra që nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre.”
“Po shikoni të gjitha këto trupa të përsosur dhe krahasoni veten. Këto janë korrigjime të vogla që bëhen për t’u dukur më mirë”, thotë ajo.
Në një video të shkurtër, trupi i modeles nuk pëson ndryshime, por hiqet edhe celuliti dhe zvogëlohen apo rriten gjinjtë.
“Mos e krahasoni veten me gratë e Instagramit. Ndonjëherë nuk është një betejë e barabartë, Instagram nuk pasqyron jetën e vërtetë,” u tha ajo të gjitha grave. /Telegrafi/
View this post on Instagram
A post shared by Kate Wasley (@katewas_) on Jul 16, 2018 at 2:33pm PDT