![Vidhte pako para derës së një shtëpie, pronarja e ndalon me ndihmën e pajisjes në derë (Video) vidhte pako para deres se nje shtepie pronarja e ndalon me ndihmen e pajisjes ne dere video - Vidhte pako para derës së një shtëpie, pronarja e ndalon me ndihmën e pajisjes në derë (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/vidhte-pako-para-deres-se-nje-shtepie-pronarja-e-ndalon-me-ndihmen-e-pajisjes-ne-dere-video.jpg)
Pakot që i kishin arritur me postë në pragun e shtëpisë që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, po ia vidhte një grua e paemëruar.
Por, pronarja që e ka vendosur një pajisje speciale në derë, arriti ta ndalonte, vetëm duke e pyetur se çfarë po bënte, transmeton Telegrafi.
“A është kjo shtëpia e Deboras”, ka thënë me shpejtësi e dyshuara, kinse e ka ngatërruar shtëpinë dhe nuk dinte që po merr pakot e huaja.
Me të ‘kuptuar’ se është duke gabuar, ajo ktheu prej makinës të tri pakot që i kishte marrë, ndërsa u largua sikur gjithçka ishte një ngatërresë.
“Shumë shpesh aktivizohet kjo pajisje, madje edhe kur jam brenda në shtëpi, nga kafshët e ndryshme dhe degët e pemëve që i lëviz era. Kësaj here, isha duke kryer obligimet në punë, kur e pashë plaçkitësen dhe reagova menjëherë”, ka shpjeguar pronarja.
Sipas saj, të gjithë duhet të kenë këtë pajisje në shtëpi, veçanërisht ata që porosisin gjëra që t’ju vijnë me postë. /Telegrafi/
[embedded content]