Një vrimë e sapo publikuar e sigurisë në WhatsApp, lejon marrjen nën kontroll të kamerës, mikrofonit, fotografive dhe mesazheve të telefonit Android ose iOS, vetëm duke iu përgjigjur një thirrjeje telefonike.

Teknikisht, e gjitha që i nevojitet një hakeri për t’i vjedhur të dhënat tuaja dhe për të marrë nën kontroll total telefonin e viktimës, është numri i telefonit.

Kështu, për të mos ndodhur një gjë e tillë, mos iu përgjigjeni thirrjeve të panjohura në WhatsApp – ose bëjeni atë update për të marrë versionin më të fundit, transmeton Ferizaj24.

Kjo vrimë e sigurisë, 1654, tani është rregulluar në versionin e fundit të WhatsApp, andaj përdoruesit inkurajohen që ta përditësojnë aplikacionin.

Për këtë problem u raportua edhe në rrjete sociale, ku përdorues të ndryshëm thanë se duhet të keni kujdes nga thirrjet e panjohura në WhatsApp – pasi dikush mund t’jua vjedhë të dhënat.

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.