mozzik i rikthehet publikut me koncerte gjate muajit janar 560x416 - Mozzik i rikthehet publikut me koncerte gjatë muajit janar

Ai u largua nga labeli i mirënjohur shqiptar, “On Record” dhe më pas anuloi të gjitha koncertet.

Këngëtari më pas themeloi labelin e tij që e pagëzoi me emrin ‘2 euro music’, ku më pas solli edhe disa këngë të reja muzikore.

Bëhet fjalë për reperin Mozzik, i cili këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram.

Artisti ka zbuluar se do t’i rikthehet koncerteve gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm si dhe punon në këngë të reja.

“Nga janari fillojnë koncertet e mezi po pres me ju pa. Cilat shtete/qytete janë tu prit?”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Mozzik.

 

Ndryshe, Mozzik është raportuar se është duke pritur të bëhet baba nga lidhja me Loredana Zefin.