Rap-artisti i ri i skenës, Abbi, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Na na” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga Radical Records, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Abbi.

na na kenga me e re nga abbi - “Na na”, kënga më e re nga Abbi

Foto: Abbi/YouTube

“Na na” vjen për fansat edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Islam Beci dhe Elisah Voli .

Lexo po ashtu:

Ky projekt, duket të jetë një tjetër sukses i radhës për rap-artistin e ri nga Mitrovica, që tashmë ka filluar të rrëmbejë edhe vëmendje mediatike.

Muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat edhe disa këngë të reja. /Telegrafi/

[embedded content]

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.