90462849 2903618996350583 8303531475324633088 n1 560x409 - Ndalohet qarkullimi i taksive në Ferizaj

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, si masë mbrojtëse kundër paraqitjes e përhapjes së epidemisë COVID-19, të gjitha mjeteve të transportit publik – taksi, iu ndalohet qarkullimi deri në një njoftim të ri.

Kjo përshkak se qarkullimi me këto mjete, paraqet ekspozim ndaj rrezikut të shpërndarjes së virusit. Madje, ndalesa vlen përveç për taksitë që frekuentojnë përgjatë gjithë territorit të Ferizajt, i ndalohet futja e qarkullimi brenda kufijve administrativ të Ferizajt edhe taksive nga komunat fqinje e vende të tjera.

Kjo masë mbrojtëse është e domosdoshme, zbatimin e së cilës do ta bëjnë Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Ferizaj.

1123 - Ndalohet qarkullimi i taksive në Ferizaj

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.