auto auto auto rryma1509467516151379250415251020651 560x416 - Nga kjo datë nuk do të ketë më reduktime të rrymës

Nga data 15 dhjetor të këtij vitit nuk do të ketë më ndërprerje të rrymës. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka thënë që kjo datë do të ketë normalizim të plotë në furnizim me energji, transmeton.

Ai reduktimet e rrymës i ka quajtur të papranueshme dhe të patolerueshme.

Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.