20181016 2138051 560x395 - Nga sot nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni, këto janë gjobat

Që nga dita e sotme, kushdo që hedh mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobitën prej 20 deri në 100 euro.
Kjo pasi sot, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro.

Ceremonia e nënshkrimit të udhëzimit në ora 11:00, në kabinetin e Ministrit Matoshi.


www.foxshop-ks.com