w 8 560x400 - Ngjarje tragjike në Ferizaj, vdes 23-vjeçari

Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Sipas mjekëve ai vdiq nga sulmi në zemër.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt, derisa nga Policia po cilësohet si i dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për media se familja e kanë dërguar për kontrollim mjekësor trupin e 23-vjeçarit.

“Sot rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur”

“Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, trupi i pajetë i 23- vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.