Muaj më parë Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Ferizaj kishte arrestuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut dy inspektorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Inspektorët e arrestuar akuzoheshin për marrje të ryshfetit, ndërkaq Prokuroria e Ferizajt atë kohë u kishte caktuar masnë e ndalimit prej 48 orësh.

E me të marrë infromatën për arrestimin e tyre, MTI-ja kishte marrë vendim për pezullimin e tyre.

Mirëpo, Prokuroria Themelore në Ferizaj tashmë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për të dy inspektorët në fjalë.

Lajmin për Ferizaj24 e ka konfrimuar zëdhënsja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi.

“Për rastin për të cilin keni pyetur ju informoj se Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 27.05.2016, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër dy personave për veprën penale: Marrja e ryshfetit, nga neni 428 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kozmaqi.

Ndërkaq në MTI kanë bërë të ditur se vendimi për pezullim nga puna vazhdon të mbetet ende në fuqi deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e organeve të drejtësisë.

Të paktën kështu ka thënë për Ferizaj24, shefi i Kabinetit në MTI, Lulzim Krasniqi.

“Vendimet për pezullim nga puna për të dy inspektorët në fjalë janë ende në fuqi dhe kjo masë do të vazhdoj deri në vendimin përfundimtar nga organet e drejtësisë – ashtu siç është e përcaktuar në legjislacionin në fuqi për shërbimin civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Njëri nga inspektorët e arrestuar është Ruzhdi Sadriu vëllai i deputetit të LDK-së, Ali Sadriu

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.